e Premte, 20 Tetor 2017 | Lajme: 0

Vijon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë

Periudha e motit kryesisht stabil me rritje të temperaturës së ditës do të mbajë deri në fund të kësaj jave. Nga mesi i javës pritet mot shumë i ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike vetëm për të enjten paralajmëron paraqitje të mundshme lokale dhe shiut afatshkurtër.

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, ndërsa më shumë vranësira do të ketë paradite në pjesët perëndimore kur do të fryjë erë mesatare e forcuar nga drejtimi verior dhe verilindor, Pasdite vranësira dhe shpejtësia e erës do të zvogëlohet.