e Enjte, 24 Gusht 2017 | Lajme: 0

Gjendet i mbytur një person në liqenin e Ohrit

Një person nga Ohri është gjetur i mbytur në afërsi të plazhit “Saraishte”, që ndodhet në pjesën e vjetër të Ohrit.

Trupi i pajetë i burrit 61 vjeçar, është gjetur dje rreth orës 17:50 nga ana e notuesve, të cilët menjëherë e kanë lajmëruar policinë. Trupi ishte në ujrat e liqenit në një largësi prej 10 metra nga bregu i detit dhe 4 metra thellësi.

Në vendngjarje kanë arritur ekipet e policisë, shërbimet për urgjencë dhe prokurori, ku është konstatuar vdekja.

– Pas inspektimit të skenës ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë ardhur në përfundimin se personi Dimitri A. (61) nga Ohri është mbytur. Në trupin e pajetë nuk vërehen gjurmë të dhunës, uka deklaruar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.