e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Ja çfarë bëri imami i xhamisë ndaj sulmuesit që vrau myslimanë

Një imam thuhet se ka mbrojtur shoferin e përfshirë në sulmin terrorist pranë një xhamie në Londër, nga turmat e zemëruara.

Një person ka vdekur dhe 10 u plagosën kur një fugon u fut me shpejtësi mes këmbësorëve pranë një xhamie në veri të Londrës në orët e hershme të së hënës.

Ai po trajtohet si një sulm i mundshëm terrorist, tha ministria e brendshme.

Dëshmitarët se imami e mbrojti sulmuesin nga turmat e zemëruar të publikut, të cilët e bllokuan dhe e mbajtën përtokë, derisa policia arriti në vendin e ngjarjes.

Policia tha se një 48-vjeçar është arrestuar me dyshimin për vrasje në tentativë.

Toufik Kacimi, shefi ekzekutiv i Shtëpisë së Mirëqënies së Myslimanëve, falënderoi Imam Mohammed Mahmudin “trimëria dhe guximi i të cilët ndihmuan në qetësimin e situatës së menjëhershme pas incidentit”.

Hamza Nimane, dëshmitare që ndodhej në xhami në kohën e sulmit, tha për “BBC” se nuk ishte policia ajo që arrestoi sulmuesin , ishin njerëzit që dolën nga xhamia.