e Hënë, 23 Tetor 2017 | Lajme: 0

LSDM flet shqip vetëm në fushatë zgjedhore

LSDM-ja që u mori partive shqiptare një numër të konsiderueshëm të votave në zgjedhjet e 11 dhjetorit, menjëherë pas zgjedhjeve ndaloi së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe, edhe pse të njëjtën filloi që ta praktikoje gjatë fushatës zgjedhore.

Zoran Zaev u pyet nga TV21 se përse pas zgjedhjeve u ndalën së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe. Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje, por vetëm premtoj së do ta rregullojë shumë shpejtë këtë çështje.

“Do ta rregullojmë këtë problem shumë shpejt. Shumë shpejt do ta bëjmë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Edhe pse kaluan gati një muaj nga dita kur Zaev premtoi se do ta rregullojnë këtë çështje, një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.