e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Gruevski: VMRO-DPMNE gjithmonë do të mbështes shqiptarët që duan së bashku të ndërtojmë shtet

VMRO-DPMNE ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e ekzistimit të partisë politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës.

Para anëtarëve të kësaj partia u  drejtuar kreu i VMRO-së, Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët.
-Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me  LSDM çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë por aktualisht u nevojiten, tha Gruevski në fjalimin e tij për 27-vjetorin të VMRO-DPMNE-së.
­
-Ndërkohë, ne duhet të punojmë për të korrigjuar imazhin që të tjerët e krijuan pë ne para shqiptarëve, i cili ishte ngarkesë për partitë shqiptare që mos të jenë partnerë koalicioni me VMRO­DPMNE­-në. Shqiptari i thjeshtë nuk ka përfitim nga LSDM-ja kur është në pushtet dhe për këtë do të bindeni shumë shpejt. Edhe shqiptarëve si gjithë qytetarëve tjerë ju duhet një jetë më e mirë, para, punësime të reja, standarte dhe kushte për jetë, theksoi lideri i VMRO­-DPMNE-­së.
Ai shtoi se shqiptarët në të ardhmen mund të mbështeten tek VMRO-DPMNE dhe se do t’i shtrijnë dorën.
– Shqiptarët mund të llogarisin në VMRO-DPMNE-në në të ardhmen, në qoftë se duan së bashku të ndërtojmë një shtet të përbashkët, në të cilin të gjithë, turqit, serbët, romët, vllehët, boshnjakët dhe të tjerët, gjithmonë do të kenë mbështetje nga ne dhe do u jepet dorë, tha Gruevski.