e Enjte, 14 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Këngëtari ndërpret koncertin në sheshin “Skënderbej”

Pas inagurimit në sheshin “Skënderbej” ka pasur çdo mbrëmje koncert. Ndërsa të shumtë ishin njerëzit që janë mbledhur për të kaluar një mbrëmje ndryshe, jashtë shtëpive të tyre dhe të nxehtit përvëlues, këngëtarët kanë nisur njëri pas tjetrit të performojnë në skenë.

Të pranishëm në shesh kanë qenë artistët e “On Record”, Kida, Mozzik, Getinjo dhe artisti i ri Endri, i cili ka bërë përshtypje me veprimin e tij.

Teksa ka nisur të përformojë, pranë xhamisë së kryeqytetit, hoxha ka kënduar Ezanin dhe artisti i ri në moshë ka mahnitur duke kërkuar ndaljen e muzikës deri në përfundimin e hoxhës.

Ky veprim është bërë në respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit. I riu ka marrë duartrokitje të shumta për veprimin./Gsh.al