e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Rita ndihmon viktimat e prekura nga tragjedia në Londër (Foto/Video)

Këngëtarja Rita Ora, vizitoi Kullën Grenfell më pak se 24 orë pas zjarrit të tmerrshëm që ndodhi i cili ka lënë së paku 12 të vdekur, 78 të lënduar dhe 50 të zhdukur.

Rita dhe miqtë e saj u bashkuan me banorët lokalë dhe vullnetarët e tjerë për të furnizuar banorët me ujë dhe gjëra ushqimore.

Këngëtarja shqiptare  kishte zbuluar se ajo luante në këtë bllok gjatë fëmijërisë së saj, transmeton Gazeta Express.

Ylli i popit u pa teksa ndihmonte banorët, duke mbajtur pako me ujë dhe duke përzgjedhur nëpër thasë të mbushura me rroba.

rita_1497520103-7970521

Rita gjithashtu postoi një video në Snapchat, duke inkurajuar të gjithë që të bënin të njëjtën gjë.

“Ju lutemi të vijnë dhe të ndihmoni nëse mundeni”, kishte thënë Rita derisa ishte  duke vozitur në perëndim të Londrës.ritaa

ritaa

Përveç Ritës mbrëmjen e të mërkurës edhe këngëtarja Adele dhe mbështetjen e saj për banorët e Kullave të Grenfellit.

Adele është gjendur në vendin e ngjarjes për të mbështetur viktimat dhe të mbijetuarit. Kanë qenë përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, ata që kanë shpërndarë pamjet e yllit të muzikës që ishte mjaft e prekur emocionalisht dhe “përqafonte dhe ngushëllonte”, të prekurit e tragjedisë.

416D73CC00000578-0-image-m-32_1497486689233 416D809700000578-4605666-Emotional_Adele_threw_her_arms_around_passersby_in_the_midst_of_-a-44_1497488269135 416D809700000578-4605666-Support_12_people_are_known_to_have_died_after_fire_engulfed_Gre-a-43_1497488253526