e Hënë, 23 Tetor 2017 | Lajme: 0

Shqiptarët kërkojnë nga Zaev shpërblim për mbështetjen e dhënë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev vazhdon t’i befasoj 70 mijë votuesit shqiptarë të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan për partin e tij. Deri më tani, si një shpërblim për këto vota, shqiptarët nga Zaev kanë marrë vetëm dy deputetë (70 mijë vota sjellin të paktën 8 deputet) dhe një ministër.

Kjo ka revoltuar mbështetësit shqiptarë të LSDM-së.

-LR-PDSH dhe RDK me nga një autobusë votash morën ministri dhe shumë poste të tjera në qeveri, ndërsa LSDM-ja me 70 mijë vota të shqiptarëve nuk emëroi asnjë shqiptar në postet si, zv-ministër apo sekretar i shtetit. Ky është një paradoks që shqiptarët nuk do ia falin  Zaevit, shprehet një  përkrahës i revoltuar i LSDM-së.

Një zyrtar i lartë shqiptar i LSDM-së ka thënë se së shpejti pritet që shqiptarët të marrin masa për revoltë kundër kësaj duke mos e përjashtuar mundësinë e tërheqjes së deputetëve dhe mos votimin.