e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

De Biazi e bën zyrtare: Largohem pas eliminatoreve

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të grumbullimit për ndeshjet me Luksemburgun dhe Izraelin. Ai tha se pas pesë vjetësh e gjysmë, aventura e me Shqipërinë erdhi në fund.

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri hoqi çdo dyshim mbi të ardhmen e tij duke e bërë të qartë vendimin e largimin e tij.

“Në fund të eliminatoreve nuk do të jem më në stolin e Shqipërisë dhe besoj se ka ardhur momenti që të largohem për të kërkuar sfida të reja”, theksoi De Biazi, transmeton ATSH.