e Dielë, 23 Korrik 2017 | Lajme: 1

“Othello” në Teatrin turk nga Shkupi në festivalin “Vojdan Çernodrinski”

Teatri turk me shfaqjen “Othello” sonte do të shfaqet në Festivalin e 52-të të teatrit të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” në Prilep.

Shfaqja është në regji të Dejan Projkoskit, ndërsa rolet i interpretojnë Xhenall Samet (Othello), Suzan Akbelge (Dezdemona), Selpin Kerim (Jago), Osman Ali (Kasio), Zubejde Ali (Emilia) dje Nehat Ali (Rodrigo).

Teatri turk me këtë shfaqje ishte mysafir edhe në Festivalin teatror ndërkombëtar “Vera e Varnës” në Varnë, Republika e Bullgarisë.