e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Aksion për grumbullimin e mbeturinave të rënda në komunën e Gazi Babës

Komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me NP “Higjiena komunale” sot dhe nesër dhe nesër do të zbatojnë aksion për grumbullimin e mbeturinave të rënda.

Aksioni sot do të zbatohet në Bashkësinë urbane Zhelezara, Autokomandë me Keramidnica dhe “Kiril Petrushevski”, ndërsa nesër në Bashkësinë urbane Trianglla, maxhari, Hipodrom dhe Çento.

Në komunë apelojnë që qytetarët t’i nxjerrin mbeturinat e rënda më së voni deri në orën 10:00, se pas këtij termini mbeturina nuk do të merret