e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

NASA e zgjeroi familjen e vet me 12 astronautë të rinj

Agjencia amerikane e gjithësisë NASA zgjodhi 12 astronautë të rinj në konkursin e vet më të madh të organizuar deri më tani, transmeton BTA.

Para një viti e gjysmë, konkursi për astronautë ishte publikuar dhe në të u paraqitën 18.300 njerëz, dyfish më shumë se në vitin 1978, kur kishte 8.000 kandidatë. Atëherë, para katër dekadave, SHBA-ja përgatitej për lansim të anijeve të para të veta kozmike.

NASA deri më tani pati 44 astronautë. Në mesin e rreth 12-ve në ekip, të cilët janë të moshës ndërmjet 29 dhe 42 vjeç, ka mjek, inxhinier, pilot, oficer ushtarak… Disa kanë punuar në laboratore, universitete, disa kanë qenë në nëndetëse, anije ushtarake, kabinë piloti…

Ceremonia u mbajt në qendrën e gjithësisë të NASA-s në Hjuston, e quajtur”Xhonson”, ndërsa astronautët e rinj u përshëndetën nga presidenti amerikan Donald Tramp, dhe nga nënpresidenti Majk Pens.

Pas trajnimit dyvjeçar, të rinjtë do të mund të jenë pjesë e ndonjë ekipi të dërguar në mision të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë (ICC), ndërkaq më tutje edhe të fluturojnë drejt Marsit me anijen Orion, por ajo është paraparë të ndodhë madje në vitin 2030