e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Skandal në Turqi, Arda Turan rreh gazetarin në avion

Atmosfera në ekipin e Turqisë para ndeshjes me Kosovën, e cila luhet me 11 qershor në ‘Loro Borici’ të Shkodrës, nuk është aspak e mirë.

Pas ndeshjes miqësore me Maqedoninë të hënën teksa skuadra ndodhej në avion për t’u kthyer në Turqi ka ndodhur një incident.

Arda Turan ka pasur një debat të fortë me gazetarin e programit “Sport Service”, Bilal Mese. Futbollisti i Barcelonës madje i ka vënë duart në fyt. Mediat turke zbulojnë se lojtari është mbajtur nga personat e pranishëm, teksa po dhunonte gazetarin.

Thuhet se Turan ka dashur t’i pastrojë hesapet me gazetarin, pasi ky i fundit e ka akuzuar për dështimin e skuadrës në Euro 2016.

Kjo zënkë është shoqëruar me debate të shumta në Turqi, teksa cilësohet si e papranueshme që një lojtar profesionit të bëjë një veprim të tillë.