e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Xhuzepe Rotuno – fitues i Kamerës së Artë 300 për vepër jetësore

Kinematografi italian, Xhuzepe Rotuno (1923) është fitues i sivjetmë i Kamerës së Artë 300 për vepër jetësore, kumtoi në konferencë shtypi FIKF “Vëllezërit Manaki”.

Rotuno është trashëgimtar i filmit italian të pas luftës i cili lidhet me neorealizmin italian.

Rotuno ka xhiruar një numër të madh të filmave antologjik, ndërsa është i njohur për bashkëpunimin tandem me regjisorin, Federiko Felini, në mesin e së cilëve është kryevepra e tyre, fituesi i çmimit Oskar “Amarkord”.

“Kemi përfaqësim rekord dhe meritor të kinematografëve italianë. Rotuno do të jetë anëtar i ri në Klubin e kolosëve. Ai është kinematografi më i madh i gjallë, i cili i xhiroi veprat më të rëndësishme të Felinit”, tha drejtori i festivalit Bllagoja Kunovski-Dore.

FIKF i tridhjetë e tetë “Vëllezërit Manaki” do të mbahet prej më 23 deri më 30 shtator 2017 nën moton “Movie On! Touch the Light”.