e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Aksident në Shkup, lëndohen 8 pjestarë të njësisë speciale (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Partizania” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një automjeti të policisë.

Si pasojë kanë ngelur të lënduar  8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Patrulla e policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll.

0-02-05-905ce9b7dcead38942477fd5798c826a6ed7045b37c3feda09235dd59c653e26_full-520x293 0-02-05-435449216485122b368fee8f767a47dbf1bca55a86ae311bb02ccc3f33c22596_full-520x293 18926311_10211849109077398_383439047_o-520x390 18947148_10211849109677413_1306139169_o-520x390