Tuesday, 22 May 2018 | Lajme: 36

Vardari kampioni i ri evropian në hendboll

Ekipi i klubit të hendbollit Vardar është kampion evropian, pasi që mbrëmë në Këln në Gjermani në finalen e Ligës së Kampionëve në hendboll, fitoi ndaj klubit francez Paris Saint-Germain me rezultatin 24:23.

Golin e fitores në ndeshjen finale në sekondën e fundit e shënoi Ivan Çupiq, me çka Maqedonia pas 15 vitesh sërish ka një kampion evropian në hendboll në konkurrencën për meshkuj.

Timur Dibirov me 7 gola ishte më efikas në klubin e Vardarit,  ndërsa Cindriq dhe Borozan shënuan nga 3 gola aq sa shënoi edhe Çupiq në mesin e të cilëve edhe golin e fitores.

Tek ekipi francez PSG më efikas ishte Nikolla Karabatiç me 5 gola.

Në ndeshjen për vendin e tretë Vesprem fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 34:30