e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

R. Madrid fiton trofeun e 12-të të Champions League (Video)

Real Madridi ka fituar Champions League për sezonin 2016/17. Los Blancos e mposhtën në finale Juventusin 4:1 për të shkruar histori.

Me këtë triumf, Reali ka thyer rekord historik, duke u bërë klubi i parë që e fiton dy herë me radhë Champions League.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit duke shënuar dy gola (20’ dhe 64’), derisa dy golat  tjerë i shënuan Casemiro (61’) dhe Marco Asensio (90’).

real-madrid_1496524185-2589427

Reali tani ka shënuar 503 gola në Champions, më shumë se çdo skuadër tjetër, derisa Ronaldo theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Champions League.

Ky është titulli i 12’të për Los Blancos, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Milani