e Martë, 27 Qershor 2017 | Lajme: 0

Mbi 70 mijë tifozë në Olimpico dhe miliona në gjithë botën i dhanë lamtumirën Tottit

Kapiteni legjendar i Romës Françesko Toti u largua pas 25 vjetësh karrierë te ekipi romak, ku arriti të shënojë 307 gola dhe realizoi 197 asistime në 786 ndeshje për klubin e vetëm në karrierë.

Ndaj Genoas ai hyri në lojë në minutën 54 nën duartrokitjet e mëdha dhe u largua me një lamtumirë ashtu siç e meritonte.

I gjithë stadiumi Olimpico ishte nën lot pasi idhulli i tyre u largua, ndërsa lotët nuk mundi t’i mbante as legjenda, por edhe shumë lojtarë të Romës

Ai me këtë rast mbajti një fjalim, ku iu falënderua të gjithë të afërmëve të tij, të cilët në ndonjë mënyrë kontribuan për karrierën e tij madhështore.

133714657

“Faleminderit nënës dhe babait tim, vëllait tim, farefisit dhe miqve të mi. Faleminderit gruas dhe tre fëmijëve të mi. Desha ta nis nga fundi – nga lamtumira – sepse nuk e di nëse do të jem në gjendje t’i lexoj këto rreshta. Është e pamundur që t’i përfshish 28 vite në disa fjali. Do të dëshiroja ta bëja me një këngë ose poemë, por nuk mund të shkruaj. Në muajt e fundit, e kam pyetur veten pse po më hiqet kjo ëndërr. Imagjinoni sikur jeni një fëmijë duke ëndërruar… ndërsa nëna juaj ju zgjon për të shkuar në shkollë. Dëshironi të vazhdoni ëndrrën… përpiqeni t’i ktheheni ëndrrës, por nuk mundeni më. Këtë herë, nuk është ëndërr, por realitet. Dhe unë nuk mund t’i kthehem më ëndrrës. Dua t’jua dedikoj këtë letër të gjithë juve – të gjithë fëmijëve që më kanë mbështetur.

Tash vërtet ka marrë fund. Po e heq këtë fanellë për herë të fundit. Do ta palos, edhe pse nuk jam i gatshëm të them ‘mjaft’ dhe ndoshta kurrë nuk do të jem. Më falni që nuk jap intervista dhe nuk i sqaroj mendimet e ia, por nuk është lehtë të heqësh dorë. Kam frikë. Nuk është e njëjta frikë që ndjen kur je përpara portës duke ekzekutuar një penalti. Më lejoni të kem frikë. Këtë herë, jam unë ai që kam nevojë për ju dhe dashurinë që ma ke treguar gjithmonë. Tash, është koha që t’i falënderoj gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, drejtorët, presidentët dhe të gjithë që kanë punuar me mua gjatë kësaj kohe. Për tifozët dhe Curva Sud, një dritë udhëzuese për të gjithë romakët dhe romanistët. Të lindësh romak dhe romanist është një privilegj. Të jesh kapiten i skuadrës është një nder. Ju jeni – dhe gjithmonë do të jeni – familja ime. Nuk do t’ju argëtoj më me këmbët e mia, por zemra ime do të jetë gjithmonë këtu me ju.

Tash, do të shkoj poshtë shkallëve dhe do të hyjë në zhveshtoren që më ka pritur si fëmijë dhe tash po largohem si burrë. Jam krenar dhe i lumtur që ju kam dhënë 28 vjet dashuri. Ju dua”, tha Totti në fjalimin e tij.