Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 0

“Palma e artë” në Kanë për “Sheshin” e Ruben Ostlund

Filmi suedez “Sheshi” i regjisorit Ruben Ostlund e fitoi çmimin “Palma e artë” në jubileun e 70-të të Festivalit të flimit në Kanë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, fitorja për regjisorin Ostlund, i cili para tre viteve, me dramën “Fuqia e lartë” fitoi çmimin për regji më të mirë, paraqet befasi, edhe pse filmi kaloi mirë tek kritika. “Sheshi” është komedi e jashtëzakonshme satirike për botën artistike.

Çmimin regjosirit Ostlund ia dorëzuan kryetari i jurisë së festivalit, Pedro Almodovar dhe aktorja Zhiliet Binosh.

Favoriti francez për çmimin më të lartë “120 rrahje në minutë” i Robin kampijo, i cili flet për ngritjen e aktivizmit për luftë kundër SIDA-s, fitoi Gran prinë e jurisë.

Mirënjohjen për regjisor më të mirëp e mori Sofia Kopola për filmin “Të mashtrruar”, që është ribërje e veprës me të njetion titull të Don Sigel i vitit 1971. Bëhet fjalë për dramë prekëse për Luftën qytetare amerikane me Nikoll Kidman dhe Kirsten Danst.

“Falëmnderit babait tim që e ndau me mua dashurinë ndaj kinemasë”, tha vajza e Frensis Ford Kopolës, duke e pranuar çmimin.

Kolegu i saj rus, Andrej Zvjagincev ndërkaq e fitoi mirënjohjen më të madhe nga juria, Zvjagincev e meritoi çmimin me filmin “Pa dashuri”, i cili është pasqyrë e shoqërisë brutale dhe johumane ruse.

Nikoll Kidman fitoi çmim special të jurisë me rastin e edicionit jubilar të 70-të për rolet në dy filma – “Të mashtruar” të Sofia Kopolës dhe “Vrasja e drerit të shenjtë” të Jorgos Lantimos.

Dajen Kruger e fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin në “Në hije” të regjisorit Fatih Akin.

Aktori amerikan, Hoakin Feniks fitoi statuetën për aktor më të mirë për rolin e veteranit nga Iraku në trilerin psikologjik të regjisores britanike Lin Remzi “Asnjëherë në të vërtetë nuk ke qenë këtu”.

Kamerën e artë për debi e fitoi “Vjaza e re” e autores franceze Leonor Seraj.

“Palma e artë” për film të shkurtë iu nda filmit kinez 15-minutësh “Nata e butë” e regjisorit Ciu Jan.