e Mërkurë, 20 Shtator 2017 | Lajme: 0

Film dokumentar dhe muzikë afrikane për fundin e Of-Festit të 16-të

Me muzikë nga kontinenti afrikan sonte përfundon Of-festi i sivjetshëm i 16-të. Në sallën Dansing në Qendrën kulturore rinore prej orës 20:30 deri në 22:30 janë koncertet e King Ajisoba nga Gana dhe Nura Mint Sejmali, artiste nga Mauritania.

Paraprakisht, nga ora 19 në kinemanë Frosina do të shfaqet filmi dokumentar “Çdo këngë e ka fundin e saj”, kushtuar pasurisë kulturologjike të muzikës tradicionale nga Mali.

документарен филм

King Ajisoba i bashkon ritmet e të kaluarës dhe aktuales dhe bën ekstreme – nga tone energjike deri në ledhatuese, tone qetësuese, bën miks të instrumenteve tradicionale me muzikë elektronike, hip-lajf (stil popullor në Gana nga hip-hop dhe haj-lajf).

Në QKR do të performojë me të ftuarën speciale Zea nga post-pank banda e njohur “The Ex”, i cili është producent i albumit të ri të Ajisoba.

Publikua do të dëgjojë si tingëllojnë instrumentet mauritanike arding dhe tinding me yllin nga Sahara, Nura Mint Sejmali.

Нура Минт Сејмали

E inspiruar nga repertori i përjetshëm i griotëve mauritanik, kastë e veçantë e poetëve dhe historianëve, banda e Sejmalit shkakton stuhi nga ritmet hipnotike dhe rrok bandës psikodelike.