e Martë, 27 Qershor 2017 | Lajme: 0

Facebook fut chatin privat në Live

Facebook fuqizon funksionin Live, videot direkte streaming, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi ndërveprimi. Kompania flet për një çat privat mbi filmimin dhe mundësinë për të shtuar një mikë pikërisht në videon live.

Çati privat në brendësi të Live synon ti bëjë më të lehtë komentet mes miqsh mbi filmimet, larg komenteve publike që shfaqen në ekran, sidomos nëse bëhet fjalë për Live të publikuara nga mediat, njerëzit e njohur apo organizata të tjera.