Saturday, 24 February 2018 | Lajme: 13

Dreka në Punë – Sallatë me makarona, proshutë dhe perime

Edhe nëse e përgatisni sallatën që në darkë, vendoseni enën e qelqit në frigorifer dhe do të jetë gati për të nesërmen. Mund të përdorni perimet që dëshironi.

Përbërësit për 1 person:

70 gr makarona spirale
4-5 domate qershi
Proshutë në copa jo shumë të vogla (50 gr)
3-4 gjethe borzilok
Bishtaja të ziera (6-7 fije)
Kripë, piper
Vaj ulliri
Pak djathë të bardhë

Përgatitja:
Zieni makaronat, kullojini dhe hidhini në një enë me pak vaj ulliri. Shtoni aty të gjithë përbërësit e tjerë, përziejini mirë dhe vendosini në një enë qelqi për ta marrë me vete në punë.