Saturday, 18 August 2018 | Lajme: 0

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:
-Rreth 100 gjethe rrushi të njoma
-350 -400g oriz kokërr vogël
-700 g qepë të njoma, të grira imet
-500 g lakra të egra, të ndryshme (unë kisha gjethe mëllage,labot,pak lëpjete,lulëkuqe,hithra)
-kush i do me mish, i ve më pak lakra dhe rreth 600 g-800 g mish viçi të prerë imët (unë nuk I dua me mish këto lloj japrakësh, por është çeshtje shijeje)
-1 tufe e madhe kopër
-1 tufë të vogel nenexhik të njomë
-kripë
-piper
-vaj ulliri

Përgatitja:
Gjethet i lajmë dhe i përvëlojmë në ujë të valuar me pak kripë.
Të gjithë përbërësit për mbushjen i kaurdisim në vaj ulliri. Fillojmë me qepët e njoma,shtojmë lakrat e egra,orizin,në fund fare erëzat kripën,piperin.
I mbështjellim gjethet një nga një me mbushjen, në formen që deshironi. Mbushje mos i vini shumë sepse nuk duhet të çahen gjethet gjatë zierjes. Mbushja i vihet edhe në varësi të madhësisë së gjethes sepse nuk kanë të gjitha gjethet të njëjtën madhësi. Edhe mbështjelljet janë nga mënyrat më të ndryshme. Unë preferoj t’i mbështjell në këtë mënyrë, si në foto.
Marrim një tenxhere të madhe…Në fund të tenxheres unë vë një pllakë me vrima që japraku mos të ketë kontakt të drejtperdrejtë me fundin e tenxheres.
Mbi këtë pllakë shtroj një radhe gjethe dhe filloj të radhis japrakët. Gjithësej kisha tre shtresa.Shtresën e fundit e mbuloj përsëri me gjethe, jo patjetër, vetem nëse keni. I shtoj ujë sa të mbulohen japrakët.
I vë një pjatë të cekët sipër, dhe një gurë. I ziej në zjarr të ngadaltë për rreth 40-45 minuta.