e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Promovim i filmit “Komedia del Arte” të Prolduksionit filmofil

Komedia del Arte (Comedia dell Arte) është titulluar filmi i parë amator i metrazhit të gjatë i Produksionit filmofil, i cili sonte me fillim në orën 20 do të promovohet në Konotekën e Maqedonisë.

Në qendër të ngjarjes është Sokurov – regjisori ekscentrik i cili dëshiron të kriojojë kryevepër filmike, por hasë në bashkëpunim të vështirë me ekipin e tij, ndërkaq këtu është edhe karma…

Nga produksioni, filmin e përshkruajnë si komedi me elemente të fantastikës, dhe thonë se paraqet një “trejdmark” të llojit të vet të krijimtarisë së tyre.

Comedia dell Arte është në regji dhe skenar të Vlladimir Najdovskit, ndërsa rolet i interpretojnë Zllatko Popovski, Bojana Toskovska, Igor Jovanov, Iva parllapanov, Monika Spaseva dhe Nikolla Villarov.

Produksioni filmofil pas vetes ka edhe tre filma të metrazhit të shkurtë – “Hijet e ëndrrës”, “iumidrum” dhe “Fi”.