e Shtunë, 23 Shtator 2017 | Lajme: 0

Loja e vërtetë e “BB” zhvendoset jashtë shtëpisë, ja si po bëhet lufta në jetën reale mes tri çifteve të forta

Tri çiftet më të forta të “Big Brother 9”, DamianoArmela, Ervin-Sidrita dhe Xheni Benard përkundër parashikimeve të fansave të tyre, tashmë janë jashtë lojës. 26-vjeçari Damiano dhe e dashura e tij modele Armela u eliminuan të shtunën, pasi “Big Brother” vendosi që menaxheri që jeton në Suedi duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë të lojës.

Banorëve i mbërriti një zarf i zi ditën e enjte, ku thuhej se një prej banorëve ka shkelur rregullat bazë të këtij “reality show” dhe mbrëmjen e spektaklit do të mësohej vendimi. Banorëve iu shfaq një video me rregullat e thyera nga Damiano. Së pari, një vajzë ishte paraqitur pranë redaksisë së “Big Brother” si e dashura e tij.

Ajo tha se ata kishin rënë dakord që Damiano do të paraqitej si “single”, fakt ky i vërtetuar në një video të publikuar nga një miku i Damianos, e realizuar vetëm pak ditë para nisjes së “Big Brother”. Gjithashtu u vërtetua edhe se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një shkelje tjetër.

DAMIANO

Gjatë spektaklit të së shtunës, Arbana Osmani lexoi zarfin e mbërritur për Damianon, ku thuhej: “Big Brother është një reality show i vërtetë dhe korrekt. Big Brother duhet t’i garantojë publikut që voton transparencën e konkurrentëve brenda në shtëpi. Për sa i përket konkurrentit Damiano, nuk e kemi më garancinë e kësaj transparence, prandaj Damiano duhet të dalë nga shtëpia”.

Por, ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo. Dhe direkt pas lojës, ishte 21- vjeçarja Armela Hyseni, e cila me anë të një statusi të gjatë në Instagram deklaroi se me Damianon nuk do ta lidhte më asgjë tani e tutje, pasi gjithçka e kishte bërë për lojë.

“Frazës takohemi për kafe shoqërore tani, por jo më ngrohtë-ngrohtë kësaj radhe”, iu përgjigj dhe Damionao, duke i shprehur dakordësinë e tij për të mbetur thjesht shokë. Por nuk vonoi shumë dhe Armela e fshiu statusin, për t’u shfaqur më pas sërish si të dashuruar.

Vetë fansat kanë ngelur pa fjalë, duke e konsideruar këtë thjesht një lojë të iniciuar nga Damiono, i cili para eliminim përflitetj si pretendenti kryesor për të fituar. Tashmë që e humbi shansin për të fituar, ai e ka zhvendosur lojën jashtë shtëpisë, duke bërë manovra të kësaj natyre për të konkurruar dy çiftet e tjera, Ervinin dhe Sidritën e Benardin dhe Xhenin.

Kujtojmë që dhe Ervini e Sidrita pas daljes ndanë me ndjekësit një status ku shkruanin se kaq ishte lidhja e tyre, deklaratë që në fakt u përmbys pas publikimit të fotove bashkë si të dashur.

Ervin-18193121_102091386701Ndërsa një nga çiftet e eliminuara javën e kaluar, Xheni dhe Benardi, kanë krijuar shumë debat në rrjetet sociale. Fansat e tyre janë revoltuar aq shumë, sa që kanë bërë peticion dhe kërkesë stafit të “Big Brother” për të hapur televotim që Xheni dhe Benardi të rikthehen në shtëpi.

xheni

Nëse do të ndodhë ose jo një gjë e tillë këtë javë, mbetet të shihet. Por, gjithsesi, ajo që bën përshtypje është se pa frikë mund të themi se Xheni dhe Benardi po jetojnë një lidhje të vërtetë.

Edhe pse gjatë lojës ata ishin në një marrëdhënie të komplikuar, boksieri 21-vjeçar nga Lezha e ka marrë shumë seriozisht këtë histori, pasi ndryshe nga djemtë e tjerë, ai e ka marrë Xhenin në shtëpinë e tij, duke e prezantuar me familjarët.

Të tria çiftet duket se i kanë hapur luftë të fortë njëri-tjetrit se kush e kush të fitojë me shumë epërsi dhe besueshmëri te fansat.