e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Bashkëpunim me Ed Sheeran, kënga e re e Rita Orës do të publikohet në 26 maj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të publikojë në 26 maj këngën e re, një bashkëpunim me Ed Sheeran.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Rita Ora shprehet se “po ndodh në të vërtetë… Është zyrtare! Your Song, në 26 maj”.

Kënga e re, vjen pas këngës së saj të fundit, të publikuar në vitin 2015 “Body On Me”.

Bashkëpunimi me këngëtarin Ed Sheeran është i pari, ndërsa kënga titullohet “Your Song”.