e Martë, 23 Maj 2017 | Lajme: 40

Pispili me gjizë dhe spinaq

340 kcal për racion
Ju furnizon me proteina, të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë parandaloni rritjen e glicemisë.

Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 50 minuta

Përbërësit:
400gr gjizë pa yndyrë, 500gr spinaq, dy patate të ziera, kripë dhe piper.

Përgatitja:
Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200
gradë.