e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Mbreti i Holandës: Prej 21 vitesh punoj si pilot, pasagjerët nuk e kanë vënë re

Për 21 vite me radhë mbreti i Holandës, Willem-Alexander ka qenë në drejtimin e avionëve si pilot, për së paku dy herë në muaj, ndërsa pasagjerët as që e kanë vënë re.

Sovrani thotë se ndërpreu këtë praktikë në vitin 2013, kur u bë mbret.

“Mendoj se është diçka fantastike, në muajt në vijim do mësoj të drejtoj një Boeing 737”, thotë ai. Pasioni i tij për fluturimin është i njohur, ashtu si edhe fakti që kishte licencë për pilot, shkruan noa.al.

Pikërisht pilotimi i avionit si profesion ishte ajo që aspironte, nëse nuk do të ishte bërë mbret. Por ajo që nuk dihej ende ishte se Willem-Alexander, siç tregon për “De Telegraaf”, kishte drejtuar avion me pasagjerë, edhe pasi u kurorëzua mbret.

Në muajin prill, qeveria holandeze bëri me dije mbreti kishte drejtuar avionë që përdoren për shërbime pasagjerësh të kompanisë “Klm Cityhopper”, duke transportuar pasagjerë drejt Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Norvegjisë.

I veshur me uniformë, ai nuk u njoh nga pasagjerët.