e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Përgjaket dasma në Reçicë të Vogël

Mbrëmjen e djeshme në spitalin e Tetovës  është sjellë një 38-vjeçare nga Reçica e Vogël me plagë në këmbë nga një armë zjarri.

 

Rastin e kanë denoncuar nga spitali klinik në Tetovë. Ata e kanë njoftuar policinë se rreth orës 17 e 15 minuta është sjellur në spital 28 vjeçarja me iniciale M.O. nga fshati Reçicë e Vogël, me plagë nga armë zjarri në këmbë.

Pas bisedës së zhvilluar është konstatuar se lëndimet i ka marrë gjatë dasmës në fshat, në oborrin e shtëpisë së 44 vjeçarit M.N., i cili me revolen që e ka poseduar me leje, ka shkrepur disa plumba, njëri prej të cilëve ka përfunduar në  këmbën e saj.

M.N. është arrestuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik është liruar.