e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Muhamedi: Qeveria do të jetë jofunksionale dhe nuk do të zgjasë më shumë se 6 muaj

Duket disi i çuditshëm qëndrimi i partive shqiptare pasi Zaev ka marrë mandatin për të formuar qeveri. Tash më nuk dihet se kush çfarë fiton, ka thënë analisti politik Nijazi Muhanedi në një prononcim për Telegraf.mk.

“I çuditshme është qëndrimi i partive shqiptare pasi Zoran Zaev ka marrë mandatin për të formuar qeveri. Tash më nuk dihet se kush çfarë fiton dhe në emër të kujt lideri i LSDM-së i dha garancat,” u shpreh Muhamedi.

Ai thotë se liderët e partive shqiptare sikur e haruan platformën dhe kërkesat e shqiptarëve të cilat i kishin para se të vijnë në pushtet.

“Ajo nuk ishte as Platromë nga Tirana, as deklaratë, por ishin kërkesat e shqiptarëve të cilat kanë qenë edhe në programet e tyre. Mendoj se në këtë ndikim më të madh ka pasur BDI, për tu imponuar si partia e parë te shqiptarët dhe t’i përfitojë votuesit, thotë analisti Nijazi Muhamedi.

Sipas tij, ishte e çudtshme se si ata pranuan që Zaev në emër të tyre të nënshkruaj garanca për pjesëmarje në qeveri dhe për këtë mendon se qeveria e re do të jetë jofunksionale.

“Për këtë mendoj se qeveria e re do të jetë jofunksionale dhe nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë mua,” u shpreh decid Muhamedi.

Muhamedi ka komentuar pjesëmarrjen e partive shqiptare në qeverinë e re, në të cilën do të duhet të futet BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe ndoshta edhe Lëvizja BESA.

“Partia kyçe për formimin e qeverisë së re është Aleanca për Shqiptarët. Pa tre deputetët e saj, 49 të LSDM-së dhe 10 të BDI-së nuk do të thonë asgjë”, shtoi Muhamedi.