e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Ahmeti: Përpjekje që sa më shpejtë të formohet qeveria

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në emisionin Zig- zag në Art Chanell se ka pasur një varg takimesh me Zaevin dhe se po bëhen përpjekjet që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.

“Me rëndësi është se gjërat kanë hy për së mbari për zgjidhje dhe ky transfer bëhet në mënyrë të qetë pa ushtrim dhune, presion, terror psikologjik dhe në këtë drjetim ka investuar BDI që të mos përsëritet 27 prill. Përpjekjet janë që sa më shpejtë të ndodhë dhe a do ndodhë benda javës apo 10 ditësh, pritet të shohim”, ka thënë Ahmeti .

Ahmeti ka folur edhe lidhur me ndarjen e dikastereve.

“Drejtimin e dikastereve nuk e kemi definuar, do kemi një takim me Zaevin ku do flasim më detajisht për dikastret e caktuara. Ka një shtim këtu, pra kemi kryetarin e Parlamentit, duhet biseduar edhe me partitë tjera për të gjetur gjuhë të përbashkët në drejtim të vendit dhe ky nuk është ndonjë problem”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thekson se ka kontakte me Aleancën Shqiptare, “kemi pasur kontakte në vazhdimësi dhe nuk shoh ndonjë probem në dikasteret dhe ndarjes së tyre. Kurse sa i takon Lëvizjes Besa ata kontaktojnë drejtëpërdrejtë me palën maqedonase, ndërsa kam komunikim të përhershëm me Aleancën për të parë gjërat më mirë”, ka thënë Ahmeti.