e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Donald Tramp: Hetim për lidhjet me Rusinë i shkakton dëm SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vendimi të emërohet këshilltar i posaçëm, që ta mbikëqyr hetimin për ndikimin rus ndaj zgjedhjeve të vitit të kaluar, u shkakton “dëm shumë të madh interesave të SHBA-së”.

“Besoj se hetimi i ngritur i shkakton dëm vendit, sepse e shfaq të ndarë, përzier dhe të përçarë”, deklaroi Tram për Si-En-En dhe për Si-En-Bi-Si.

Deklarata e tillë e tij është e ndryshme nga reagimet paraprake të shfaqura.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, pasi mediat publikuan se presidenti ka kërkuar nga drejtori i ndërruar i FBI-së Xhejms Komi ta ndërpres hetimin për ish këshilltarin për siguri kombëtare, Majkëll Flin, së bashku me përgënjeshtrimin për pohimin e tillë të mediave, shfaqet edhe bindja se tërë kjo çështje shpejt do të zgjidhet.

Reagimi u ndërrua, kur Shtëpia e Bardhë e kuptoi se zëvendësprokurori shtetëror Rod Rozenstani, përcaktoi këshilltarë të posaçëm për hetimet e filluara të FBI-së.