e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

“Parakalim i maturantëve” në sheshin Maqedonia

Manifestimi tradicional “Parakalimi i maturantëve 2017″ do të mbahet sot në mesditë në sheshin “Maqedonia”.

Në “Parakalimin e maturantëve”, tradicionalisht nxënësit të cilët e përfundojnë arsimin e mesëm vallëzojnë kuadrilin. Këtë vit do të vallëzojnë edhe maturantët nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia.

Pritet pjesëmarrje e rreth  1.000 maturantëve prej 16 shkollave të mesme nga Shkupi dhe moshatarët e tyre nga Struga, Ohri, Strumica dhe Gjevgjelia apo rreth 2.000 nxënës. Djemtë do të mbajnë bluza të kaltra, ndërsa vajzat të verdha.

Pjesa zyrtare e programit do të fillojë në orën 11:40 me fjalim të një përfaqësuesi të Qytetit të Shkupit, ndërsa pastaj maturantët do thonë betimin kundër dhunës.

Këtë vit maturantët do të vallëzojnë edhe salsa  me muzikën “Shape of you”.

Mbështetës i “Parakalimit të maturantëve 2017″ janë Qyteti i Shkupit dhe Delegacioni i BE-së në Shkup

Parakalimi i maturantëve filloi të organizohet në vitin 2001 në Lubjanë, ndërsa në Maqedoni për herë të aprë u mbajt në vitin 2007 në Shkup dhe në Ohër, në organizim të Drejtorisë për kulturë dhe art të Shkupit dhe Klubit sportiv vallëzues “Ritam Plus” nga Shkupi.