e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Horror në Nju Jork, një makinë futet mes njerëzve në “Times Square”: Dhjetra të plagosur (VIDEO)

Një automjet është drejtuar me shpejtësi në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, duke lënë të paktën 10 persona të plagosur, sipas raportimeve fillestare të dëshmitarëve.

Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut rrethoi menjëherë zonën, mesditën e kësaj të enjteje me orën lokale, ndërsa mes këmbësorëve thuhet se ka edhe një viktimë.

Aksidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë së lajmeve “Reuters”. Një reporter i saj shkroi në “Twitter” se ndërtesa mediatike është mbyllur përkohësisht.

Të plagosurit i thanë gazetarëve të “Reuters” në vendngjarje se veprimet e drejtuesit të mjetit dukeshin “të qëllimshme”. Vet agjencia e lajmeve raporton për një të vdekur, ndërsa ngjarja është ende në zhvillim.