e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Shokon Armela, tregon arsyen e vërtetë përse është ndarë nga Damiano!

Historia Armela- Damiano tashmë është kthyer në një telenovelë.

Prej publikimeve në rrjetet sociale u mësua se shkaku i ndarjes së Armelës dhe Damianos është Donjeta. Por Armela e ka hedhur poshtë këtë gjë. Vetëm pak më parë ajo ka qenë live në Instagram dhe sigurisht që është pyetur nga fansat për këtë gjë.

Ajo ka qenë e revoltuar me Damianon teksa ka thënë se ai e përdori për famë dhe ka ndenjur me të vetëm prej fansave. Gjithashtu Armela ka marrë vesh se Damiano teksa ishte me Donietën dhe Liridonin ka thënë se nuk e duronte dot dhe nuk dinte si ta hiqte qafe.

Gjithësesi përsëri kjo nuk është arsyeja kryesore e ndarjes së tyre.

Damiano e tradhëtoi Armelën me një femër tjetër dhe kjo është ndarja e çiftit më të preferuar të Big Brother 9. Këtë gjë e pohon vetë ajo në live. Më tej Armela sqaron fansat se me të nuk ka asnjë kontakt  deri në momentin që Damiano do ti vërtetojë se nuk e ka tradhëtuar. Pavarësisht se çfarë ka diskutuar me Damianon, ish banorja thotë se nuk ka cfarë të vërtetojë pasi kjo është e vërteta: Damiano e tradhëtoi!/Blitz.al