e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

PE-ja kërkoi përshpejtim të transferimit të refugjatëve nga Greqia dhe Italia

Parlamenti Evropian sërish u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i plotësojnë detyrimet për pranimin e personave, të cilët kërkojnë azil nga Greqia dhe Italia, ndërsa prioritet t’u jepet minorenëve dhe personave pa shoqërim, kumtoi pres-shërbimi qeveritar i PE-së.

Finlanda dhe Malta janë shtetet e vetme, që janë në rrugë që t’i plotësojnë qëllimet e vendosura.

Deputetët vlerësuan se KE-ja duhet të mendojë për procedurat në raste të shkeljes së detyrimeve dhe se masat për zhvendosje duhet të vazhdohen deri në formim të sistemit nga Dublini.

Eurodeputetët e dënuan faktin se edhe krahas marrëveshjes për transferim të 160.000 refugjatëve nga Greqia dhe Italia deri në shtator të vitit 2017, deri në këtë moment vendet-anëtare kanë ndërmarrë vetëm 11 për qind nga numri i tyre i përgjithshëm ose deri në 16 maj vetëm 18.770 persona. Ata e konsiderojnë si zhgënjyes mungesën e solidaritetit dhe ndarjen e përgjegjësisë.

Në rezolutën që është miratuar me 398 vota “pro” 134 “kundër” dhe 41 “abstenim”, Parlamenti i fton vendet-anëtare që t’i plotësojnë detyrimet e tyre dhe prioritetet t’i japin zhvendosjes së fëmijëve pa familje dhe kategorive të tjera të djeshme. Europarlamentarët theksuan se në këtë moment vetëm një person minoren është zhvendosur.

Eurodeputetët kritikuan disa vende-anëtare për preferencat kufizuese dhe diskriminuese, si për shembull zhvendosjen e nënave beqare ose përjashtimin e azilantëve me kombësi të caktuara, si ata nga Eritrea, si dhe zbatim i verifikimeve më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse të sigurisë.

Eurodeputetët propozojnë vazhdim të afatit për shpërndarjen e refugjatëve deri në pranim të marrëveshjes së re në vend të Marrëveshjes së Dublinit.