e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Një i punësuar në një fast food në Shkup goditet me thikë

Një i punësuar në një fast food në qendër të Shkupit mbrëmë është goditur me thikë në stomak, informoi policia.

Sot në mëngjes në orën 4:30 minuta në Njësinë për Informacione dhe Komandë – Shkup, u denoncua se në fast foodin në rrugën “Kej 13 Nëntori” i punësuarit Z.B, (27) nga Shkupi, është goditur me thikë në pjesën e stomakut.

I lënduari është transportuar në Qendrën e Urgjencës – Shkup dhe i është nënshtruar intervenimit kirurgjik. Policia ka marrë masa për zbardhjen e rastit.