e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

OJQ e cila iu ndihmon refugjatëve në Greqi akuzohet për eksploatim seksual

Bashkimi Evropian ka suspenduar financimin e organizatës joqeveritare (OJQ) e cila iu ndihmon refugjatëve në Greqi, për të cilën pritet të fillojë hetim për gjoja eksploatim seksual dhe korrupsion financiar, kumtoi kancelarja e eurokomisarit për ndihmë humanitare dhe menaxhim me kriza Hristos Stilianides.

“Edhe pse këto pretendime janë nën hetim, Komisioni i kupton si shumë serioze”, theksohet në kumtesë.

Në dokument gjithashtu shtohet se KE-ja ka “zero tolerancë për çdo keqpërdorim të të drejtave dhe integritetin personal të të gjithë refugjatëve dhe migrantëve, si dhe për çdo keqpërdorim të mjeteve”.

Autoritetet greke janë të njoftuar për rastin, ndërsa lënda është dorëzuar edhe deri te OLAF, zyra e BE-së për luftë kundër mashtrimeve prej ku pritet të fillojë hetim urgjent. Emri i organizatës joqeveritare e cila është nën hetim nuk kumtohet.