e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

KE-ja e dënoi Fjesbukun me 110 milionë euro

Bashkimi Evropian e dënoi Fjesbukun me 110 milionë euro për shkak parregullsive gjatë ndërmarrjes së servisit  WhatsApp  në vitin 2014.

Në kumtesën e Komisionit Evropian theksohet se rrejti më i madh socialë në bot ka dhënë informacione të gabuara për procesin dhe se dënimi, të cilin e ka shqiptuar është proporcional dhe ka për qëllim parandalim e veprimeve të mëtejmë të ngjashme.

Gjatë kontrollit është konfirmuar se Fejsbuku rrjedhshëm i kaq informuar komisionit kompetente se nuk munden automatikisht të lidhen profilet e shfrytëzuesve të FB dhe  WhatsApp , por më vonë u konfirmua se kjo është e mundur dhe se Fejsbuku këtë e ka bërë.

“Mundësi teknike për këtë ekzistonin edhe në vitin 2014 dhe Fejsbuku këtë e dinte”, konkludoi KE.

Fejsbuku mbroheshe se gabimet kanë qenë të paqëllimshme dhe se kjo në asnjë mënyrë negativisht nuk ka ndikuar në procesin e marrjes. Dënimi është dashur të jetë një për qind nga profiti i tyre dhe kjo arrinte 276 milionë euro, por është konkluduar se FB ka qenë bashkëpunuese gjatë hetimit dhe dënimi është zvogëluar.