e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Sherr në sallën e operimit, kirurgu dhunon infermieren (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakonta ka ndodhur në një spital në provincën Henan të Kinës, shkruan Top Channel.

Menjëherë pasi paciente është larguar nga salla e operacionit dhe ndërhyrja kishte përfunduar me sukses, kirurgu flet me infermieren, njëkohësisht e dashura e tij dhe pasi ajo i kthen përgjigje ai i lëshohet duke e goditur për disa sekonda me grushte atë.

E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe më pas mediat kanë zbuluar se pse kishte nisur zënka mes tyre. Personat e tjerë që morën pjesë në operacion kanë thënë se gjithçka ka nisur kur kirurgu i ka thënë infermieres se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit dhe ajo këtë gjë nuk e kishte pranuar.

Video është bërë menjëherë virale duke u parë më shumë se 4 milionë herë në rrjetet sociale.