e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Donjeta ndan Armelën nga Damiano, por ai i nxjerr sekretin…

Duket se historisë së bukur mes Damianos dhe Armelës i ka ardhur fundi, e kjo për shkak të familjarëve të Donjetës, më konkretisht motrës së saj.

Pas vizitës së Damianos në Kosovë, dhe takimit me Donjetën, Liridonin dhe familjen e tyre, me qëllim për të zbutur debatet që ata patën kohët e fundit, duket se motra e Donjetës ka publikuar një video ku shan Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes së saj.

Kjo ka mjaftuar për të mërzitur Armelën e cila ka reaguar përmes një statusi në Instagram:

Më vjen vërtetë keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudoofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se dhe personi tjetër ka një familje që të mallkon cdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës.

 E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!.
Pas kësaj ka reaguar edhe Damiano i cili ka kritikuar ashpër veprimin e Donjetës dhe familjarëve të saj, duke i kërkuar faje publikisht Armelës e cila sipas tij u lëndua padrejtësisht.

Jo vetëm kaq, por Damiano ka treguar edhe sekretin mes tij dhe Donjetës, duke shkruar se ata të dy kanë bërë seks kur kanë qenë në izolim.

Gjithashtu, Damiano shkruan se ai dhe Armela nuk janë më bashkë dhe se shkak është bërë kjo situatë.

Statusi i plotë i Damianos në Instagram:

“BB9 mbaroj. Por ndiej detyrim moral qe te sqarohem me te gjithe mbeshtetsit e mi. Ata qe me kane pare qe nga hyrja dhe deri me sot.

E para puna me Donjeten. Sic e dini une me Donjeten kemi pas miqesi deri ne fillim. Jam munduar ta mbroj ne cdo situat ne shtepi qofte tek single-at apo dhe tek çift. Donjeta u largua, dhe une u rifuta ne shtepi. Dhe gjeja e pare qe ben Donjeta sulmon mua ne media. Une bashke me Armelen çift. Ishte dhe nje Liridon qe donte te ishte me Armelen , por qe fatkeqsisht nuk mundi te shkonte me tej. Te zgjidhja te dilja jashte per hir te Liridonit apo te vazhdoja me Melen ? Sigurisht me Melen. Dola nga shtepia. Pavaresisht cdo gjeje une hedh nje foto duke i treguar respekt Donjetes , dhe ajo shkon dhe prap ofendon. Ok , parap shkoje ne Prishtin e takoj, cdo gje okay aty. Sa kthem ne Tirane , motra e Donjetes hedh nje video, ku Armela ofendohet rende dhe jo vetem Armela dhe familja e saj, por nje komunitet i tere. Perse ? Per vemendje ? To low. Une e di perse , dhe me vjen keq qe e moren per dobesi miresine time per te qetsuar gjendjen. A valle eshte e nevojshme?
E dyta. Armela me te drejten e saj apsolute u merzit me mua dhe jam shume dakort. Jam dakort sepse dikush perdori miresine time dhe ate te Armeles per te qene ne vemendje. Ne fatkeqsisht nuk jemi bashk. E gjithe situata coj ne ket drejtim. Dhe njeriu me i pafajshem eshte Armela. Une e lendova nga miresia ime per te reegualluar situaten, duke mos hedhur posht as shoqerine as Melen, por ja qe nuk perfundoj ashtu. Nese vertet na keni mbeshtetur qe fillim, bejeni dhe tani, si me Armelen dhe me mua. Nuk dua qe gjithe kjo “zhurem” te coj ne perçarje. Joo , neve si bashk dhe te ndar ju duam pafund. Por smund te jemi bashk per hir te mbeshtesve. Na besoni jemi Po aq te thjesht sa ju, me mish edhe gjak. Une dhe Armela do e mbeshtesim njeri tjetrin ne cdo moment qe kemi nevoj. Dhe me kete status une i kerkoj falje publikisht , qe per te rregulluar situaten , e lendova kur dikush perfitoj nga kjo.
Ahhhh sa per Donjeten, te pakten te kishe respektuar dhe ato momente intime seksuale qe kaluam ne izolim. Hajdeeee ma moho kete po deshe tani. Jam i gatshem dhe ne media te dal per ballafaqim.”