e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Tuna publikon videon me imazhe të Tianit, që nga momenti kur ka lindur e deri më sot

Këngëtarja Tuna Sejdiu prej pak ditësh është bërë nënë për herë të parë, dhe ajo pothuajse poston çdo moment me djalin e saj Tian.

Por së fundmi Tuna ka postuar një video e cila përfshin të gjitha momentet, që nga “baby shower” e deri tek ardhja e tij në jetë.

Në videon e postuar prej saj, Tuna ka falenderuar të gjithë stafin e mjekëve që kanë qenë pranë saj në periudhën e shtatzënisë dhe pas saj. Tashmë edhe Tian ka famën e tij, dhe kjo falë mamit dhe babit të tij.