e Mërkurë, 18 Tetor 2017 | Lajme: 0

Promovim i Create Hub-it të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimroe

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot do të promovojë Create Hub-in e ri inovativ, i cili është i mbështetur nga Programi për rritje të punësueshmërisë në treg – IME.

Create Hub synon të nxisë rritjen ekonomike dhe zhvillimin përmes mbështetjes dhe motivimit të të rinjve dhe grave për të investuar në Republikën e Maqedonsë dhe për të realizuar idetë e tyre kreative dhe inventive të biznesit për një të ardhme të suksesshme financiare.

Në promovim është paralajmëruar fjalimi i drejtorit ekzekutiv të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Fatmir Bytyçi, zëvendës shefit të misionit të Ambasadës së Zvicrës, Stefan Tomaxhan dhe drejtorit të fondacionit PREDA Plus Marjan Stepanovski.