e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Dita ndërkombëtare e muzeve

“Muzetë dhe historitë kontestuese – duke e thënë të pathënën në muze” është tema e shënimit të sivjetmë të 18 Majit – Ditës ndërkombëtare të muzeve. Temën këtë vit e dha Këshilli ndërkombëtar i muzeve (ICOM) dhe vlen për të gjitha vendet për vitin 2017, ndërkaq fokusohet në rolin e muzeve, të cilët, duke punuar për të mirën e shoqërisë, bëhen qendra të pajtimit të popujve.

“Duke zgjehdur të thuhet e pathëna në muze, tema e Ditës ndërkombëtare të muzeve për vitin 2017 flet për atë se si të kuptohen aspektet e pakuptueshme nga historitë kontestuese, karakteristike për njerëzimin. Ajo gjithashtu i nxitë muzetë të luajnë rol aktiv në zgjidhjen e qetë të hiatorive traumatike përmes ndërmjetësimit, shprehjes së pikëpamjeve të ndryshme dhe fokusohet në lidhjen ndërmjet paramendimit të së ardhmes, e cila i tejkalon temat tabu dhe çon drejt mirëkuptimit më të mirë të ndërsjelltë”, ceket për Ditën e muzeve.

Në Maqedoni, Dita internacionale e muzeve, me një sërë aktivitetesh do ta shënojnë Galeria nacionale e Maqedonisë me të gjitha objektet e veta ekspozuese dhe Muzeu arkeologjik i Republikës së Maqedonisë.

Në kontekst të shënimit të Ditës së muzeve, në Hamamin e Duat pashës, gjatë tërë ditës so të vendoset ekspozita e absolventëve nga Fakulteti për arte figurative pranë Universitetit të tetovës, nga klasa e prof. Reshat Ameti.

Përveç ekspozitave dhe aktiviteteve të cekura, në kuadër të manifestimeve “18 Maji – Dita ndërkombëtare e muzeve”, Galeria nacionale e Maqedonisë do të marrë pjesë në shënimin e “Natës evropiane të muzeve 2017″ që do të mbahet më 20 maj të këtij viti.

Sot dhe më 20 maj, të gjitha tre objektet e Galerisë nacionale të Maqedonisë – Hamami i Daut pashës, Çifte Hamami dhe Qendra multimedijale Stacioni i Vogël do të jenë të hapura për vizitë prej orës 10 deri në orën 22, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.

Dita internacionale e muzeve tradicionalisht shënohet në 18 maj prej vitit 1977, me qëllim që të ngritet vetëdija për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie.