e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 17

Zaevi ia dha garancit Ivanovit dhe e hodhi poshtë Plaformën e shqiptarëve si kusht për qeverin e re

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot ia dorëzoi mandatin për përbërje të Qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Mandati për formim të Qeverisë është ndarë pasi që janë mënjanuar pengesat përkatësisht janë siguruar garancitë që i kërkonte presidenti për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.

“Pengesat për përbërje të Qeverisë janë mënjanuar. Sot i qasemi përmbushjes së nenit të Kushtetutës për përcaktim të mandatarit për përbërje të Qeverisë”, tha në paraqitjen e shkurtë presidenti Ivanov.

Zaev tha se siç kishte premtuar para qytetarëve, dhe para Ivanovit ka dhënë një letër në formën e garancisë, e cila është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit. Ai theksoi se të dy pengesat për ndarje të mandatit janë mënjanaur.

“Së pari garantojmë mbrojtje të unitaritetit, sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe multietnicitetit të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të rendit kushtetues dhe tërësisë territoriale të Republikës së Maqedonisë. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të jetë në përputhje me parimet themelore demokratike dhe sundimit të së drejtës, duke mos e sjellur Maqedoninë në gjendje të nënshtrimit apo varshmërisë ndaj një shteti tjetër. Asnjë dokument, platformë, deklaratë, akt apo veprim i cili është në kundërshtim me qëndriemt e lartpërmendura nuk mund të jetë kusht aspo bazë për formim dhe veprim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev në deklaratën gjatë ndarjes së mandatit.