e Martë, 23 Maj 2017 | Lajme: 40

Pa energji elektrike nesër një pjesë e Qendrës, Studeniçanit, Aerodromit dhe Kisela Vodës

Për shkak të ndërhyrjeve teknike pa energji elektrike do të jenë disa pjesë nga komuna Qendër, Studeniçan, Aeroport de Kisela Vodë, informojnë nga QRMK Shkup.

Nga ora 8:30 deri në 13:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, më saktësisht  vendi i ndërtimit SHN “Beton”, barnatorja “Zegin” dhe objektet përreth barnatores në komunën Qendër. Nga ora 9:30 deri në orën 15:00 nga “Uikend lagjja Markova Sushica” në komunën e Studeniçanit, nga ora 13:00 deri në orën 15:00 një pjesë e rrugëve “Franjo Kluz” dhe “Pandil Shishkov” në komunën e Aeroportit.

Pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 15:00 do të jenë edhe një pjesë e rr. “Majakovski”, “Franklin Ruzvelt” nga nr. 34 deri në nr.52, rr. “Cërvena Voda”, rr. “Bllagoja Davkov” dhe rr. “Dane Krapçev” në komunë Qendër, ndërsa nga ora 13:00 deri në orën 15:00 në lagjen “Draçevë” – rrugët “Ivan Turgenjev”, “Zhariko Mitroviq” (te Poli), “Stara Novakin”, “Dimitar Gushtanov”, Drenovska” dhe rr. “Uzhiçka Republika” në komunën e Kisela Vodës.