e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Gullash me domate

Përbërësit:

▪ 330 g mish viçi,
▪ 6 lugë vaj,
▪ Piper,
▪ Spec i kuq i bluar,
▪ 250 ml supë perimesh,
▪ Kripë,
▪ 250 g domate të verdha (bën edhe të kuqe),
▪ 250 g domate të kuqe,
▪ Gjysmë luge kanellë.

Përgatitja:

Mishin e viçit e pastroni mirë, pastaj fshini me salvetë. Me thikë të mbrehtë priteni mishin në kube paksa të mëdha.

Në një tenxhere të madhe ngroheni vajin, shtoni mishin dhe fërgojeni mirë në zjarr mesatar. Për shkak të spërkatjes eventuale të vajit, tenxheren mbulojeni me kapak.

Mishin marinoni me piper dhe me spec të kuq të bluar dhe fërgojeni edhe pak. Në fund qitni supën e perimeve, qitni kripë dhe lëreni që të zihet edhe 30 minuta.

Ndërkohë, lani domatet e verdha dhe domatet e kuqe dhe pritni në feta të madhësisë mesatare.

Para se të përfundojë zierja mishit shtoni fetat e domateve. Të gjitha marinoni me kanellë.

Gullashin lëreni të vlojë edhe 10 minuta. Pastaj edhe njëherë shtoni piper, kripë dhe specin e kuq të bluar.

Gullashin mund ta servirni në tepsi apo në pjata të thella. Mund ta servirni edhe me makarona të zier.