e Martë, 17 Tetor 2017 | Lajme: 0

Brenda shtëpisë përrallore të Genta Ismajlit

 

Këngëtarja Genta Ismajli është padiskutim një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare.

Ajo është çdo vit aktive me projekte të reja muzikore, gjersa nuk mungon angazhimi i saj maksimal në koncerte.

Përveç mënyrës së të kënduarit, Genta bie gjithnjë në sy edhe për paraqitjet skenike dhe mënyrën e vallëzimit.Ndërkohë, ajo bën një jetë mes Amerikës dhe Kosovës, ku pjesën më të madhe të vitit e kalon në vendlindjen e saj.

Të gjithë e dinë që ajo posedon një shtëpi të madhe luksoze, e cila ndodhet në rrugën nga Prishtina për në Gjilan, shtëpi në të cilën Genta për momentin jeton vetëm.Ajo ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa së fundmi ka publikuar një fotografi të zakonshme në Instagram, ku shfaqet në një nga ambientet më lukzose të kësaj shtëpie.

genta4