e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

S’kanë të mbaruar telashet, kjo është deklarata e fortë e Damianos (Video)

Damiano ishte “rrëmuja” e shtëpisë së Big Brother dhe pas daljes së tij kanë ndryshuar shumë gjëra. Zakonisht banorët e kanë në kontratë që nuk duhet të japin intervista për mediat e tjera deri në një farë kohe pas daljes së tyre nga shtëpia, por teksa i ka thyer brenda ato rregulla, Damiano ka treguar të njëjtin karakter rebel edhe pas daljes nga BB.

I pyetur në emisionin WAZZUP në Klan Kosova, nëse rrezikon të paditet për intervistat e dhëna deri tani, djali nga Berati është përgjigjur:

“Ne vërtet kemi një kontratë me median, por të gjitha këto që unë po them në intervista, këto që po them këtu, i kam thënë edhe live atë natë që u përjashtova, të gjitha i kam argumentuar live. Këtë po bëj edhe tani, po argumentoj live të njëjtën gjë që kam thënë atje, kështu që nuk besoj se do të kem probleme me gjyqin apo me të tilla gjëra. Unë jam i bindur që një media serioze nuk merret me gjyqe..”

Ai ka treguar ndër të tjera se është ftuar për të dhënë intervistë në TCH, por nuk ka pranuar të shkojë dhe për këtë vendi të tijin nuk ka dhënë arsye.

“Ata më kanë ftuar të bëj intervistë, por unë thjeshtë e kam refuzuar, nuk kam dashur, nuk e kam ndier të shkoj të jap intervistë…”, – thotë ndër të tjera Damiano.