e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Grevë e përgjithshme në Greqi

Greqia sot pothuajse është tërësisht e bllokuar për shkak të grevës së përgjithshme 24-orëshe që e organizojnë sindikatat në shenjë proteste për shkak të masave të reja për kursim që i aranzhoi Qeveria greke me kreditorët, si kusht për pagesë të transhës së re nga ndihma për vendin.

për shkak të grevës, feribotet dhe anijet e tjera nuk do të qarkullojnë fare, me çka ishujt do të mbeten tërësisht të shkëputura nga pjesa kontinentale e vendit, përderisa transporti publik do të zhvillohet me itinerar të reduktuar.

Janë anuluar edhe të gjitha fluturimet ajrore, si dhe komunikacioni hekurudhor në tërësi.

Greqia sot është edhe pa gazeta ditore për shkak të grevës së djeshme 24-orëshe të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë nëpër mediume, ndërkaq paralelisht me grevën e përgjithshme, prej sot fillon edhe ndërprerja 48-orëshe e punës së mjekëve dhe personelit mjekësor, të cilët janë të pakënaur nga paralajmërimet për ulje të mjeteve për sistemin shëndetësor.

Greva e përgjithshme organizohet në kohën derisa në Parlamentin grek po zgjatë debati rreth Propozim-ligjit për masat e reja për kursim, për të cilin deputetët duhet të votojnë nesër.

Me këto masa, Athina u dakordua të kthejë borxh prej 3,6 miliardë eurove, mjete të cilat duhet të sigurohen me uljen e pensioneve dhe të dhënave në sektorin shtetëror dhe me rritjen e tatimeve. Në pajtim me marrëveshjen, zbatimi i këtyre masave duhet të fillojë pas vitit 2018, pasi që të skadojë programi i tnaishëm për shpëtim, dhe duhet të implementohen në periudhë prej dy viteve, përkatësisht gjatë viteve 2019 dhe 2020.

Nga miratimi i Propozim-ligjit të ri do të varet nëse në takimin e Eurogrupit më 22 maj do të sillet vendim për pagesë të transhës së re nga kreditë për shpëtim të Greqisë.